Një person është shoqëruar si i dyshuar për përfshirjen në tentativën për të eliminuar deputetin e Shkodrës, Tom Doshi. Lajmi bëhet i ditur nga burime nga Prokuroria e Përgjithshme. “Personi i shoqëruar është Durim Bani nga Fushë-Kruja, i cili u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria”, thonë burimet. I dyshuari Durim Bani po qëndron
Një person është shoqëruar si i dyshuar për përfshirjen në tentativën për të eliminuar deputetin e Shkodrës, Tom Doshi.
Lajmi bëhet i ditur nga burime nga Prokuroria e Përgjithshme. “Personi i shoqëruar është Durim Bani nga Fushë-Kruja, i cili u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria”, thonë burimet.
I dyshuari Durim Bani po qëndron në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës në masa të rrepta sigurie. Ai ka qenë i shoqëruar nga autoblinda të forcave Renea dhe ka qenë gjatë gjithë kohës i veshur me antiplumb.
Ai tashmë po merret në pyetje nga shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ilirjan Balla.
Mw datw 22 shkurt Banit i wshtw vendosur tritol nw makinw.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *