Përjashtimi i Tom Doshit nga Grupi Parlamentar socialist lidhet me sulmet që ai u ka bërë dy ministrave të qeverisë Rama. Burimeve pranë Partisë Socialiste thanë për gazetën “Panorama” se pak ditë më parë, deputeti i qarkut të Shkodrës është shprehur me tone ofenduese dhe fyese ndaj ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, për
Përjashtimi i Tom Doshit nga Grupi Parlamentar socialist lidhet me sulmet që ai u ka bërë dy ministrave të qeverisë Rama.
Burimeve pranë Partisë Socialiste thanë për gazetën “Panorama” se pak ditë më parë, deputeti i qarkut të Shkodrës është shprehur me tone ofenduese dhe fyese ndaj ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, për disa problematika që Doshi kishte me sektorin e arsimit në këtë qark.
Mosrealizimi i këtyre kërkesave nga ana e ministres Nikolla, ka bërë që Doshi ta fyejë atë rëndë gjatë një bisede telefonike që ka pasur me ministren. Ky incident i deputetit të qarkut të Shkodrës dhe ministres së Arsimit është raportuar te Kryeministri nga Nikolla.
Po ashtu, Doshi nuk ka kursyer nga sulmi as ministrin e Jashtëm. Mësohet se deputeti i kishte kërkuar ministrit Bushati që t’i zgjidhte një çështje që kishte lidhje me shërbimin e jashtëm, por ministri kishte hezituar që ta bënte këtë. Në seancën e fundit parlamentare, Tom Doshi ka tentuar të godasë ministrin e Jashtëm në kafenenë e Parlamentit, por ka qenë ndërhyrja e deputetëve të tjerë që kanë shmangur këtë përplasje.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *