Pista e atletikës në stadiumin “Elbasan Arena” pritet të përfundojë përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Armeni, më 29 mars 2015. Pista e tartanit do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe do të jetë e parametrave olimpik. Koordinatorja e administratës në atadiumin “Elbasan Arena”, Matilda Koçi, tregon se punimet për ndërtimin e pistës atletike do të përfundojnë
Pista e atletikës në stadiumin “Elbasan Arena” pritet të përfundojë përpara zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Armeni, më 29 mars 2015.
Pista e tartanit do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe do të jetë e parametrave olimpik. Koordinatorja e administratës në atadiumin “Elbasan Arena”, Matilda Koçi, tregon se punimet për ndërtimin e pistës atletike do të përfundojnë para ndeshjes me Armeninë.
“Punimet në “Elbasan Arena” kanë filluar, aktualisht është duke u bërë shtrimi ose nivelimi i pistës. Është bërë drenazhimi, është hedhur stabiliznati shumë shpejtë do hidhen dhe tre shtresat e tjera që është një shtresë 15 cm, është shtresa tjetër që është me beton dhe më pas tartani.
Pista do jetë me 6 korsi dhe do luhen të gjitha lojërat atletike. Në Shqipëri është stadium i parë olimpik. Afati kohor është para ndeshjes me Armeninë, më 29 mars pista do jetë gati. Pastaj se sa do zgjasin punimet varet pasi ka shumë faktor të tjerë që ndikojnë në punën e punonjësve”, thotë Matilda Koci
Kostoja e ndërtimit të pistës së tartanit shkon në 300 milion lekë të vjetra dhe pritet që ajo të shërbejë për të zhvilluar gara vrapimi të standardeve olimpike.
Ndërkohë në stadiumin “Elbasan Arena” po kryhen edhe disa punime të tjera në infrastukturë. Në tribunën G3 po punohet për hapjen e një porte hyrëse për tifozët, pasi në këtë tribunë akomodohen për të ndjekur ndeshjen tifozët miq. Por më herët nuk ka qenë parashikuar që në këtë tribunë të kishte një hyrje të veçantë.
Momentalisht për shkak të punimeve që po kryhen, “Elbasan Arena” ka mbyllur dyert për ndeshjet e ekipit të Elbasanit, ndërsa ky i fundit ndeshjet që duhet t`i luajë në shtëpi, i kryen në një fushë tjetër afër qytetit.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *