Kryeqyteti së shpejti me dy stadiume

Kryeqyteti shqiptar pritet të ketë në funksionim edhe stadiumin “Selam Stërmasi”, para se të mbyllet ky sezon futbollistik. Prej disa javësh po vazhdon puna për “shtëpinë” e re të skuadrës së Tiranës. Sipas informacionit të dhënë nga ana e zyrës për shtyp e klubit kryeqytetas, rikonstruksioni i stadiumit po ecën me ritme të shpejta, në

Kryeqyteti shqiptar pritet të ketë në funksionim edhe stadiumin “Selam Stërmasi”, para se të mbyllet ky sezon futbollistik. Prej disa javësh po vazhdon puna për “shtëpinë” e re të skuadrës së Tiranës.

Sipas informacionit të dhënë nga ana e zyrës për shtyp e klubit kryeqytetas, rikonstruksioni i stadiumit po ecën me ritme të shpejta, në mënyrë që ish-Stadiumi “Dinamo” të jetë gati para fundit të sezonit. Një dhuratë kjo edhe për tifozët bardheblu, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësinë që të shohin ekipin e tyre të zemrës në atë që do të jetë vetëm “shtëpia” e tyre.

Tribuna përkarshi, tribuna kryesore, anekset përballë dhe ato qendrore, një sektor për tifozët miq, ambientet e brendshme si dhe të tjera zhvillime surprizë janë pjesë e këtij projekti me një investim të madh që po realizohet vetëm nga klubi i Tiranës.

Këtë javë ka nisur puna për shtrimin e nënshtresës që do të lejojë më pas vendosjen e tapetit të gjelbër. Në ambientet e brendshme të stadiumit është mbyllur faza e parë e punimeve.

2

3

4

5

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar