Shqipëria dhe Serbia më 17 prill përballen në Lozanë

Shqipëria dhe Serbia do të përballen edhe një herë për ndeshjen e futbollit të ndërprerë më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd, por këtë herë në Gjykatën Sportive të Lozanës. Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar nga KAS, se seanca gjyqësore do të zhvillohet më 17 prill në Lozanë. Federata Shqiptare e Futbollit

Shqipëria dhe Serbia do të përballen edhe një herë për ndeshjen e futbollit të ndërprerë më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd, por këtë herë në Gjykatën Sportive të Lozanës.

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar nga KAS, se seanca gjyqësore do të zhvillohet më 17 prill në Lozanë. Federata Shqiptare e Futbollit i ka ankimuar vendimet e të dyja komisioneve të UEFA-s, si të Disiplinës ashtu edhe të Apelit.

Shqipëria kërkon tri pikët në tavolinë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë nga huliganë që hynë në fushë, si dhe për shkak të hedhjes se sendeve dhe flakadanëve në fushë dhe për koret me fyerje raciste, që kanë vazhduar gjatë gjithë ndeshjes.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar