Situata e tokave të përmbytura në Bashkinë e Lushnjes ka rënë në 6 mijë hektarë nga 11 mijë që ishte para pak ditëve. Në një komunikim për mediat zv/ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Jani Babi, tha se aktualisht nuk ka rritje të sipërfaqeve të përmbytjeve dhe puna e grupeve me ekspertë
Situata e tokave të përmbytura në Bashkinë e Lushnjes ka rënë në 6 mijë hektarë nga 11 mijë që ishte para pak ditëve.
Në një komunikim për mediat zv/ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Jani Babi, tha se aktualisht nuk ka rritje të sipërfaqeve të përmbytjeve dhe puna e grupeve me ekspertë nga institucionet e linjës është përqendruar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore, si për popullatën e këtyre zonave, dhe të bazës ushqimore për blegtorinë.
Babi theksoi se, grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për të normalizuar situatën në çdo cep të vendit, ndërsa po bëhet identifikimi në terren i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në blegtori, bujqësi e objekte të tjera.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *