Përmbytjet, Tahiri: Disa qarqe në gjendje kritike

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë me dije se disa qarqe të vendit ndodhen në gjendje kritike si pasojë e përmbytjeve dhe ka ftuar banorët e këtyre zonave që të bashkëpunojnë me njësitë e shpëtimit në raste evakuimi. Gjithashtu, ai ka bërë edhe një përmbledhje të operacioneve të zhvilluara që në orët e natës

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë me dije se disa qarqe të vendit ndodhen në gjendje kritike si pasojë e përmbytjeve dhe ka ftuar banorët e këtyre zonave që të bashkëpunojnë me njësitë e shpëtimit në raste evakuimi. Gjithashtu, ai ka bërë edhe një përmbledhje të operacioneve të zhvilluara që në orët e natës e deri në mbrëmjen e së hënës.

“Ftoj qytetarët të mirëkuptojnë forcat e policisë kur shkojnë për t’i evakuuar. Forcave të emergjencave civile u është dashur të kthehen e rikthehen disa herë tek shtëpitë e banorëve që refuzonin evakuimin”, ka shtuar Tahiri.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se, të gjitha strukturat dhe institucionet janë në gatishmëri të plotë për t’u përballur me çdo situatë, e cila sipas tij mund të vazhdojë kështu nëse vazhdojnë reshjet e shiut.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar