Dy vëllezër tentuan të vrisnin një person mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit për motive banale, vëllezërit Edmir e Klaudio Brozi kanë tentuar të vrasin me armë gjahu personin që është identifikuar si shtetasi me inicialet E.N. Sot rreth orës 05:45 janë
Dy vëllezër tentuan të vrisnin një person mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit për motive banale, vëllezërit Edmir e Klaudio Brozi kanë tentuar të vrasin me armë gjahu personin që është identifikuar si shtetasi me inicialet E.N.
Sot rreth orës 05:45 janë arrestuar Edmir Brozi, 34 vjeç, banues në Tresh, si dhe Arlind Jushi, 26 vjeç, banues në lagjen “Gurra” të Lezhës. Në kërkim është shpallur dhe vëllai i Edmir Brozit, 25-vjeçari Klaudio Brozi, banues në Tresh të Lezhës.
Si pasojë e të shtënave me armë nga ana e Klaudio Brozit është plagosur vëllai i tij, Edmir Brozi dhe shtetasi E. N. me dëmtime në nofull. Arlind Jushi, i cili u arrestua sot nga policia punonte si banakier dhe kamerier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Ky i fundit nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen por ka fshirë e pastruar lokalin.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, të plagosurit E.N. dhe Edmir Brozi po marrin mjekim në Qendrën e Traumave në Tiranë. Bluzat e bardha konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë çështje, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë për shtetasit Edmir dhe Klaudio Brozi, si dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” për Arlind Jushin.
/Renato Osmani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *