Bashkimi Evropian do të shtojë në fillim të shkurtit personalitete të reja tek lista e zezë me persona të sanksionuar për shkak të implikimit të tyre në konfliktin në Ukrainë, si dhe do të përgatisë masa të reja. “Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme vendosën gjithashtu të zgjasin me gjashtë muaj, deri në shtator, sanksionet
Bashkimi Evropian do të shtojë në fillim të shkurtit personalitete të reja tek lista e zezë me persona të sanksionuar për shkak të implikimit të tyre në konfliktin në Ukrainë, si dhe do të përgatisë masa të reja.
“Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme vendosën gjithashtu të zgjasin me gjashtë muaj, deri në shtator, sanksionet e vendosura në mars kundër personaliteteve separatiste prorusë dhe rusë”, deklaroi Federica Mogherini, njoftoi sot shefja evropiane e diplomacisë.
Sanskionet individuale që kanë të bëjnë me një bllokim të të ardhurave dhe ndalim udhëtimi në BE, aktualisht prekin 132. “Propozimet e emrave të rinj që do t’i shtohen kësaj liste do të jenë gati për një jave”, theksoi Mogherini duke konfirmuar gjithashtu se të 28 vendet anëtare janë gati të marrin këto masa të reja.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *