“Trukimet”, Komisioni i Etikës thërret përfaqësuesit e klubeve

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot për të shqyrtuar rastet e ndeshjeve të përfolura të javës së 19-të të Kategorisë Superiore, Flamurtari–Teuta, Vllaznia–Kukësi dhe Laçi – Partizani. Anëtarët e komisionit janë njohur me materialet filmike dhe raportet e zyrtarëve të ndeshjeve. Pasi kanë diskutuar në lidhje me to, Komisioni i

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot për të shqyrtuar rastet e ndeshjeve të përfolura të javës së 19-të të Kategorisë Superiore, Flamurtari–Teuta, Vllaznia–Kukësi dhe Laçi – Partizani.

Anëtarët e komisionit janë njohur me materialet filmike dhe raportet e zyrtarëve të ndeshjeve. Pasi kanë diskutuar në lidhje me to, Komisioni i Etikës ka vendosur që të thërrasë në pyetje të gjithë anëtarët e klubeve përkatëse, që mendohet se mund të japin dëshmi të vlefshme në lidhje me këto takime.

Pas marrjes së këtyre dëshmive, Komisioni i Etikës do të rimblidhet përsëri ditën e hënë ora 14.00.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar