Gjatë një operacioni policor në Vlorë është zbuluar një laborator që merrej me paketimin e kanabisit. Seksioni i Antidrogës së Vlorës me anën e operacionit të koduar ‘’Mifoli” bëri të mundur zbulimin e laboratorit në Noveselë, duke arritur të sekuestrojë 150 kg lëndë narkotike kanabis. Në banesën në pronësi të Agron Velajt janë gjetur 30
Gjatë një operacioni policor në Vlorë është zbuluar një laborator që merrej me paketimin e kanabisit. Seksioni i Antidrogës së Vlorës me anën e operacionit të koduar ‘’Mifoli” bëri të mundur zbulimin e laboratorit në Noveselë, duke arritur të sekuestrojë 150 kg lëndë narkotike kanabis.
Në banesën në pronësi të Agron Velajt janë gjetur 30 qese kanabis të prerë, pjesë të tjera të bëra gati për tu prerë si dhe mjetet që përdoreshin për këtë qëllim. Nga burimet policore të Vlorës bëhet me dije se në momentin e ndërhyrjes së policisë shtetasi Agron Velaj me precedent penal të mëparshëm nuk gjendej në banesë, ndërsa janë marrë në pyetje familjarët e tij dhe janë sekuestruar dy automjete në pronësi të Velajt.
/Donisa Perseku/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *