Degjeneron në dhunë protesta para Kryeministrisë në Kosovë

Protesta që po zhvillohet tani para Kryeministrisë së Kosovës për largimin e ministrit serb Jabllanoviç k degjeneruar në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Koha TV raporton se nga përleshjet ka edhe policë të lënduar. Ndërkaq, më parë, në bazë të pamjeve të KTV-së është parë të ketë ndodhur së paku një arrestim nga Policia e

Protesta që po zhvillohet tani para Kryeministrisë së Kosovës për largimin e ministrit serb Jabllanoviç k degjeneruar në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Koha TV raporton se nga përleshjet ka edhe policë të lënduar.

Ndërkaq, më parë, në bazë të pamjeve të KTV-së është parë të ketë ndodhur së paku një arrestim nga Policia e Kosovës. Ndërkohë Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve që po tentonin të thyenin kordonin dhe të depërtonin tek rrethojat e ndërtesës së qeverisë.

Në pamjet e KTV-së nga protesta shihet teksa policia ka ndihmuar një protestues të prekur nga gazi lotsjellës.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar