Agron Duka do të jetë kandidati i Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Gazeta “Panorama” shkruan se lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenda Partisë Republikane dhe është njoftuar nga vetë kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu. Sipas Mediut, Duka gëzon mbështetje të mirë në këtë qytet. Nuk dihet ende nëse
Agron Duka do të jetë kandidati i Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Gazeta “Panorama” shkruan se lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenda Partisë Republikane dhe është njoftuar nga vetë kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu.
Sipas Mediut, Duka gëzon mbështetje të mirë në këtë qytet. Nuk dihet ende nëse Duka do të gëzojë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike apo jo. Agron Duka aktualisht është deputet i Partisë Republikane në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga lista e koalicionit të Partisë Demokratike me partitë tjera të djathta në Qarkun e Durrësit.
Agron Duka në të kaluarën ka qenë deputet dhe ministër i Partisë Socialiste në atë kohë e drejtuar nga Fatos Nano.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *