Kampionët dimërorë të Kukësit e nisin sot fazën e tretë të kampionatit shqiptar me ndeshjen kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra e Kukësit është një nga më aktivet në këtë merkato janari dhe me përforcimet e bëra në çdo repart kërkon që të mos e lëshojë vendin e parë. Më shumë se kurrë janë
Kampionët dimërorë të Kukësit e nisin sot fazën e tretë të kampionatit shqiptar me ndeshjen kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra e Kukësit është një nga më aktivet në këtë merkato janari dhe me përforcimet e bëra në çdo repart kërkon që të mos e lëshojë vendin e parë.
Më shumë se kurrë janë edhe ultrasit e skuadrës, ata që janë të bindur se ekipi i tyre do të luftojë deri në fund dhe ka shanse që të fitojë titullin. Ramazan Duraku është një prej tifozëve më të flaktë të skuadrës, që e ndjek prej atë prej dekadash.
“Besojmë shumë tek ky Kukës, mezi e kemi pritur startin e kampionatit dhe unë kam besim se skuadra jonë do të fitojë sërish në Shkodër. Ne tifozët kemi kohë që kemi nisur përgatitjet dhe sot do të jemi në Shkodër të shumtë, madje do të rivalizojmë jo vetëm në fushë por edhe në tribuna. Shkodranët na kanë respektuar ashtu sikundër edhe ne i kemi mirëpritur në fushën tonë. Sot do të jemi më shumë se 1000 vetë në ‘Loro Boriçi’, madje jo vetëm nga Kukësi dhe rrethinat, por do të kemi edhe dhjetëra ultras kosovarë të cilët tashmë ndihen krenarë për Kukësin. Unë jam i bindur se ky Kukës do të fitojë titullin, ndërsa skuadrës nuk do të mungojë mbështetja nga ne tifozët. Presidenti Gjici ka investuar shumë, ndërsa ne duhet të krenohemi me lojtarët tanë, duke filluar që nga kapiteni Hallaçi, i vetmi kuksiane në formacion, por ama është një lojtar mjaft punëtor dhe energjik. Sot do të mbështesim skuadrën në Shkodër, por duam vetëm fitore”, ka pohuar kryetifozi Duraku për “Sport Ekspres”.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *