Inspektorati Qendror Teknik ka gjobitur 61 pika të tregtimit të karburantit me pakicë, pasi ju shesin konsumatorëve naftë jashtë standardeve të cilësisë, apo për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor. Gjatë muajit nëntor 2014, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit ka vendosur masën e gjobës për 43 subjekte tregtimi. Gjatë kontrollit në këtë muaj,
Inspektorati Qendror Teknik ka gjobitur 61 pika të tregtimit të karburantit me pakicë, pasi ju shesin konsumatorëve naftë jashtë standardeve të cilësisë, apo për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor.
Gjatë muajit nëntor 2014, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit ka vendosur masën e gjobës për 43 subjekte tregtimi. Gjatë kontrollit në këtë muaj, në 31 prej këtyre subjekteve janë konstatuar mungesa ose mangësi të dokumentacionit tekniko-ligjor ndërsa për 12 raste ka pasur probleme me standardin e pikës së flakërimit apo përqindjes së squfurit.
Gjatë muajit dhjetor 2014, pas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur 18 gjoba. Gjatë kontrollit në këtë muaj në 11 raste u konstatua mungesë e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe në shtatë raste probleme me treguesit e pikës së flakërimit dhe përqindjen e squfurit.
Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv. Në kuadër të transparencës me publikun, IQT publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore.
Në fotot e mëposhtme gjenden subjektet e gjobitura.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *