Skandal, mësuesja e fillores dhunon nxënësin

Fenomeni i dhunimit të nxënësve nëpër shkollat e Shqipërisë duket se qenka ende prezent. Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 9-vjeçare të Koplikut, ku mësuesja e një klase fillore qëllon disa herë me shuplakë një prej nxënësve të saj. “Çfarë është ai muhabet”, janë fjalët me të cilat dëgjohet t’i drejtohet mësuesja

Fenomeni i dhunimit të nxënësve nëpër shkollat e Shqipërisë duket se qenka ende prezent. Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë 9-vjeçare të Koplikut, ku mësuesja e një klase fillore qëllon disa herë me shuplakë një prej nxënësve të saj.

“Çfarë është ai muhabet”, janë fjalët me të cilat dëgjohet t’i drejtohet mësuesja nxënësit të klasës ndërkohë që i qëllon. Dhuna e mësuesve ndaj nxënëseve ishte lënë prej kohësh pas krahëve, duke u konsideruar si një fenomen i harruar.

Video është regjistruar nga vetë bashkëmoshatarët e nxënësit, të cilët ndodhen në një klasë me të. Këto pamje janë publikuar nga faqja “Jeta osh qef” në rrjetit social “Facebook”, e cila është bërë shpesh denoncuese e veprimeve të paligjshme.

Koha dhe motivet përse ka ndodhur ngjarje ende nuk dihen, pasi incidenti nuk ishte bërë publik më parë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar