Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u përfshi sot në një aksident automobilistik pranë Tetovës, teksa makina e tij është përplasur me një nga pikat e sporteleve të pagesës së autostradës. Kreu i BDI-së po udhëtonte drejt Shkupit për të zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u përfshi sot në një aksident automobilistik pranë Tetovës, teksa makina e tij është përplasur me një nga pikat e sporteleve të pagesës së autostradës.
Kreu i BDI-së po udhëtonte drejt Shkupit për të zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni. Por për shkak të aksidentit vizita u anulua, ndërsa Ahmeti dhe shoferi që drejtonte makinën u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Kryeparlamentari Meta nga Shkupi i është drejtuar spitalit të Tetovës për të vizituar Ahmetin. “Takimin me mikun tim të vjetër e realizova. Takimi me Metën po realizohet në kushte pak më ndryshe”, mësohet të ketë thënë Ali Ahmeti.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *