Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i kërkon Federatës Ruse të Futbollit që të jetë korrekte me teknikun e përfaqësueses, Fabio Kapelo, i cili nuk është paguar prej shumë muajsh. “Nuk është korrekte që Federata Ruse nuk paguan rrogën e Kapelos. Kjo krijon një imazh negativ për futbollin rus para Kupës se Botes 2018. Federata Ruse duhet t’i zgjidhë
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i kërkon Federatës Ruse të Futbollit që të jetë korrekte me teknikun e përfaqësueses, Fabio Kapelo, i cili nuk është paguar prej shumë muajsh.
“Nuk është korrekte që Federata Ruse nuk paguan rrogën e Kapelos. Kjo krijon një imazh negativ për futbollin rus para Kupës se Botes 2018. Federata Ruse duhet t’i zgjidhë sa më parë problemet e veta”, deklaroi Platini gjatë një konference shtypi në Moskë.
Afati i fundit që presidenti i Federatës Ruse, Nikolaï Tolstikh, kishte caktuar për shlyerjen e pagesës ishte dita e hënë, por edhe ky afat nuk u respektua. Federata nënshkroi në vitin 2014 me teknikun italian një kontrate pompoze, duke ia caktuar atij pagën vjetore në shumën e 7 milionë eurove.
Por, federata beri te ditur në nëntorin e kaluar se nuk është në gjendje financiare për të paguar rrogën e teknikut italian.
Kapelo, 68 vjeç, mori drejtimin e ekipit Përfaqësues rus në vitin 2012, me ambicien për ta drejtuar deri në Botërorin Rusi 2018.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *