Reali i thotë “adios” Kupës së Mbretit

Reali i Madridit dështon në derbin me Atletikon e Madridit, duke u detyruar t’i japë lamtumirën e parakohshme Kupës së Mbretit. Ndeshja e luajtur para pak minutash përfundoi në barazim 2-2, ndërkohë që Atletiko e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 2-0. Serinë e golave e hapi Fernando Torres që në minutën

Reali i Madridit dështon në derbin me Atletikon e Madridit, duke u detyruar t’i japë lamtumirën e parakohshme Kupës së Mbretit. Ndeshja e luajtur para pak minutash përfundoi në barazim 2-2, ndërkohë që Atletiko e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 2-0.

Serinë e golave e hapi Fernando Torres që në minutën e parë, duke e bërë “malore” misionin e Realit që në fillim të takimit. Për vendasit barazon Serxho Ramos në minutën e 20-të, por në minutat e mbetura të pjesës së parë kampionët e Evropës nuk mundën të bëjnë asgjë më tepër.

Në minutën e parë të pjesës së dytë është përsëri i rikthyeri Fernando Torres që kalon sërish në avantazh Atletikon, duke vulosur edhe fatin e takimit. Me këtë dygolësh Torres rikthehet me këmbë të mbarë tek madrilenët, pas aventurave të dështuara tek Liverpuli, Celsi dhe Milani.

Në minutën e 54-t Kristiano Ronaldo barazon shifrat, por goli i futbollistit më të mirë të planetit nuk vlen aspak për “mbretërit” e Realit.

Me këtë rezultat Atletiko vazhdon më tej në evenimentin e dytë më të rëndësishëm në Spanjë, ndërsa Reali i jep lamtumirën duke u fokusuar tashmë vetëm në La Liga dhe Champions League.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar