Papa: Nuk mund të bëni shaka me fenë e Muhamedit

“Ekzistojnë kufijtë kur është në pyetje liria e shprehjes, veçanërisht kur është fjala për ofendimin apo përqeshjen e një feje tjetër”, ka thënë Papa Françesku duke komentuar sulmin ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, gjatë një bisede me gazetarët në avionin në udhëtimin për në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA). Kreu i Vatikanit ka

“Ekzistojnë kufijtë kur është në pyetje liria e shprehjes, veçanërisht kur është fjala për ofendimin apo përqeshjen e një feje tjetër”, ka thënë Papa Françesku duke komentuar sulmin ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, gjatë një bisede me gazetarët në avionin në udhëtimin për në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Vatikanit ka thënë se liria e shprehjes nuk është vetëm e drejta themelore e njeriut, por edhe obligimi i shprehjes së mendimit të dikujt për të mirën e përbashkët. Por, siç tha, ekzistojnë kufijtë.

Si shembull ka marrë Albert Gasparrin, përgjegjës për organizimin e vizitave të Papës, i cili qëndronte pranë tij. “Nëse miku im i mirë dr. Gasparri thotë ndonjë fjalë të keqe për nënën time, atëherë ai duhet të presë goditje. Kjo është normale. Nuk duhet të provokoni. Nuk duhet të ofendoni fenë e njerëzve tjerë. Nuk mund të bëni shaka në llogari të fesë së të tjerëve”, ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Papa Françesku.

 /Mariglena Cuku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar