Një vajzë humbi jetën dhe vëllai i saj mbeti i plagosur sot paradite në fshatin Demaj të Kuçovës. Policia bën të ditur se në sfond të ngjarjes qëndron një histori dashurie e refuzuar. Autori i ngjarjes, 29-vjeçari Klasu Sakolli nga Berati, ka shkuar në shtëpinë e 22-vjeçares Denisa Demaj për t’u sqaruar me familjarët,
Një vajzë humbi jetën dhe vëllai i saj mbeti i plagosur sot paradite në fshatin Demaj të Kuçovës. Policia bën të ditur se në sfond të ngjarjes qëndron një histori dashurie e refuzuar.
Autori i ngjarjes, 29-vjeçari Klasu Sakolli nga Berati, ka shkuar në shtëpinë e 22-vjeçares Denisa Demaj për t’u sqaruar me familjarët, teksa deklaronte se e dashuronte vajzën e tyre.
Mësohet se familja Demaj nuk e pranonte atë për dhëndër. Forcat e rendit e arrestuan të riun, i cili pritet të merret në pyetje. Vëllai i viktimës, 20-vjeçari Edmond Demaj ndodhet i plagosur në spital.
Ai u transportua fillimisht për në Spitalin e Beratit ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportua me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *