Bakaj pranon ofertën “faraonike”

Mesfushori i Tiranës, Elis Bakaj, konfirmon lajmin se ka marrë një ofertë nga klubi kazak Atyrau.  Mediat sportive shkruajnë se ky klub i ofron futbollistit shqiptar një shifër prej 20 mijë dollarësh në muaj nëse pranon të luajë për ta. “Është e vërtetë se kam pasur një ofertë nga Atyrau, por për momentin unë jam

Mesfushori i Tiranës, Elis Bakaj, konfirmon lajmin se ka marrë një ofertë nga klubi kazak Atyrau.

 Mediat sportive shkruajnë se ky klub i ofron futbollistit shqiptar një shifër prej 20 mijë dollarësh në muaj nëse pranon të luajë për ta. “Është e vërtetë se kam pasur një ofertë nga Atyrau, por për momentin unë jam një lojtar i Tiranës dhe deri në momentin që gjërat do të jenë kështu, pra nëse nuk do të ketë avancime në bisedime, kjo gjë nuk do të ndryshojë dhe unë do të vazhdoj të mbaj veshur fanellën bardheblu. Nëse tratativat do të shkojnë deri në atë pikë sa mund të arrihet një marrëveshje paraprake do të lajmëroj klubin tim aktual për një lëvizje të mundshme. Të presim se çdo të ndodhë dhe më pas do të vendos për të ardhmen time”, është shprehur Elis Bakajpër “Sport Ekspres”.

Mesfushori me tipare sulmuese ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit mjaft pozitive, duke realizuar 8 gola, ndërsa ka qenë një nga protagonistët që Tirana gjendet në vendet e para të renditjes. Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Kazakistanit, mes tyre Atyrau, e cila i ka ofruar Bakajt një ofertë financiare të “parezistueshme”.

Tashmë gjithçka do të varet nga bisedimet mes dy palëve dhe përgjigjes që do të japë klubi i Tiranës, mbi mundësinë e largimit të mesfushorit në këtë merkato janari. Drejtuesit e klubit kanë deklaruar edhe më parë se nuk do të ketë largime të futbollistëve me peshë në këtë periudhë, sidomos pa u mbyllur ky sezon. Megjithatë, mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra ku Elis Bakaj do të përfundojë këtë sezon futbollistik.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar