Kuba kërkon të shuajë zërat për gjendjen e Fidel Kastros

Autoritetet kubaneze u përpoqën sot të shuajnë zërat për një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të Fidel Kastros, i cili nuk është shfaqur në publik që prej më shumë se një viti. Disa media në Majemi konfirmuan se autoritetet kishin kërkuar zhvillimin e një konference shtypi për të diskutuar këto zëra që qarkullojnë që prej 48

Autoritetet kubaneze u përpoqën sot të shuajnë zërat për një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të Fidel Kastros, i cili nuk është shfaqur në publik që prej më shumë se një viti.

Disa media në Majemi konfirmuan se autoritetet kishin kërkuar zhvillimin e një konference shtypi për të diskutuar këto zëra që qarkullojnë që prej 48 orësh në rrjetet sociale. “Është gënjeshtër, ne nuk kemi thirrur asnjë konferencë shtypi”, deklaroi një zyrtar nga Qendra Ndërkombëtare e Shtypit (CPI), organ i Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejton marrëdhëniet me shtypin e huaj në Kubë.

Ai nuk është prononcuar për situatën shëndetësore të ish-presidentit 88-vjeçar, tërhequr nga pushteti për shkaqe shëndetësore.

Dalja e fundit e Fidel Kastros daton më 8 janar 2014, gjatë inaugurimit të një galerie në perëndim të Havanës. Ai u shfaq në atë kohë i përkulur dhe dukej se kishte vështirësi në lëvizje.

Në muajin korrik, ai u takua pa praninë e mediave me presidentin kinez, Xi Jinping dhe atë rus, Vladimir Putin në shtëpinë e tij.

Që prej kohës që “babai” i revolucionit kubanez i kaloi pushtetin vëllait të tij Raul pas një operacioni kirurgjikal në vitin 2006, gjendja shëndetësore e Fidel Kastros është bërë objekt i zërave që shtohen çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar