Policia franceze në përpjekje negocimi me terroristët

Policia franceze po përpiqet të negociojë me atentatorët e dyshuar të masakrës në redaksinë e gazetës satirike ”Charlie Hebdo”. Ata ndodhen të rrethuar në një ndërtesë industriale në veri të Parisit, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze, Pierre-Henry Brandet. “Prioritet mbetet zgjidhja e krizës në mënyrën më të qetë të mundshme, çka nënkupton pa

Policia franceze po përpiqet të negociojë me atentatorët e dyshuar të masakrës në redaksinë e gazetës satirike ”Charlie Hebdo”. Ata ndodhen të rrethuar në një ndërtesë industriale në veri të Parisit, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze, Pierre-Henry Brandet.

“Prioritet mbetet zgjidhja e krizës në mënyrën më të qetë të mundshme, çka nënkupton pa dhunë. Po përpiqemi të flasim me ta, të vendosim kontakt…”, deklaroi Brandet.

”Kjo mund të marrë kohë dhe ne jemi përgatitur për të gjitha skenarët, përfshirë sulmin ndaj ndërtesës nëse kushtet përkeqësohen”, shtoi Brandet.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar