Prokurori Ramadan Troci, i cili pak muaj më parë lëshoi urdhër arrestin për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme drejtues në Prokurorinë e Vlorës. Ndryshimet vijnë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili veç Trocit ka emëruar edhe Arben Dylan me detyrë drejtor i Prokurorisë
Prokurori Ramadan Troci, i cili pak muaj më parë lëshoi urdhër arrestin për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme drejtues në Prokurorinë e Vlorës.
Ndryshimet vijnë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili veç Trocit ka emëruar edhe Arben Dylan me detyrë drejtor i Prokurorisë së Lushnjes.
Sipas burimeve nga prokuroria, Troci tashmë nuk do të merret më me çështjen e Bankës në Shqipërisë, pasi kjo dosje do t’i kalojë një prokurori tjetër.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *