Viti 2015 ka nisur keq për Realin e Madrit, të cilët shënojnë një tjeter humbje në ndeshjen e kupës përballe Atletikos së Madritit me rezultatin 2-0. Ndeshja nisi me surpriza ku u vu re Kristiano Ronaldo i ulur ne pankinë. Në “Vinsente Kalderon” madrilenet dominuan lojën dhe krijuan shumë raste, por nuk ishin të sakët
Viti 2015 ka nisur keq për Realin e Madrit, të cilët shënojnë një tjeter humbje në ndeshjen e kupës përballe Atletikos së Madritit me rezultatin 2-0.
Ndeshja nisi me surpriza ku u vu re Kristiano Ronaldo i ulur ne pankinë. Në “Vinsente Kalderon” madrilenet dominuan lojën dhe krijuan shumë raste, por nuk ishin të sakët para portes, pjesa e pare u mbyll me rrjeta të pa prekura.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 58-të, ku Serxho Ramos humbet qetësinë dhe shkakton 11-metërsh. Nga pika e bardhe eshte Raul Garsia qe nuk gabon dhe kalon në avantazh skuadrën e tij.
Reali kryen menjherë lëvizje dhe aktivizon Ronaldon por ishte pa sukses. Atletiko i jep “shuplakën” finale sërisht nga godtjet standarde, ku Raul Gimenez ne minutën e 76-të dyfishon rezultatin. Me këtë gol misioni i Realit bëhet thuajse i pamundur për ndeshjen e kthimit për të kaluar në fazën tjetër.
/Armando Xhani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *