Nis ndërrimi i tapetit të “Qemal Stafës”

Punimet për shtrimin e tapetit të ri të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet kanë nisur sot për të përfunduar brenda dhjetë ditëve. “Sot, me një intensitet të plotë firma fituese e tenderit ka nisur punën për zëvendësimin e tapetit të vjetër të stadiumit kombëtar, për ta zëvendësuar me një të ri”, thuhet në një

Punimet për shtrimin e tapetit të ri të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet kanë nisur sot për të përfunduar brenda dhjetë ditëve.

“Sot, me një intensitet të plotë firma fituese e tenderit ka nisur punën për zëvendësimin e tapetit të vjetër të stadiumit kombëtar, për ta zëvendësuar me një të ri”, thuhet në një njoftim të FSHF-së.

Vendimi është marrë për shkak të amortizimit të fushës së stadiumit, e cila nuk ishte zëvendësuar prej shumë vitesh dhe ishte gati e papërdorshme për të zhvilluar normalisht ndeshje futbolli, sidomos në kohë të rënduar dhe me shira.

Sipas specialistëve, koha për shtrimin e tapetit do të jetë rreth dhjetë ditë, brenda të cilave do të hiqet tapeti i vjetër për tu zëvendësuar me të ri.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar