Në zonat kryesore të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. ARRSH njofton se krahasuar me ditët e mëparshme përgjithësisht gjendja e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar. Në njoftimin për
Në zonat kryesore të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
ARRSH njofton se krahasuar me ditët e mëparshme përgjithësisht gjendja e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se deri në orën 09:00 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Qarku Tiranë
Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me kujdes në segmentet qe nuk i zë dielli, pasi aty formohen ngrica.
Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik të rënduar në akset e këtij qarku.
Qarku Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht. Rekomandohen zinxhirët për shkak të ngricave në aksin Librazhd – Stebleve dhe të evitohen parakalimet në vendin ku rruga ngushtohet.
Qarku Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të makinave dhe në segmentet rrugore ku punohet.
Qarku Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.
Qarku Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos në segmentet rrugore që nuk i zë dielli, sepse në këto vende formohen ngrica.
Qarku Korçë
Vazhdon puna për hedhjen e kripës dhe skorjeve në akset me prezencë te ngricave, temperaturat gjatë natës kanë qënë të uleta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të jenë të pajisur me zinxhire.
Qarku Kukës
Është bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë.Në akset Kukës-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse:Bajram Curri-Kam dhe Kukesi – Draj Reç (Rruga e Rinise), per shkak te temperaturave shume te uleta.
Qarku Dibër
Vazhdon hedhja e kripës ,për shkak të temperaturave shumë të uleta gjate natës. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste, Peshkopi-Qafe Draj(Rruga e Rinise) dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.
Qarku Shkodër
Vazhdojnë temperaturat e uleta. Aksi Qafe Mali-Flet dhe Qafe Mali – Qafe Shllak ka ngrica qe po trajtohen me kripe. Edhe ne aksin e Razmes ka prani ngricash. Qarkullimi ne akset e Qafe Mali –Flet, Qafe Mali – Qafe Shllak, dhe ne aksin e Razmes, rekomandohet te behet me zinxhire.
Qarku Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit të qarkullimit në superstraden Fier – Lushnje
Qarku Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruara. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *