Ja kush përfiton nga shpërblimi i fundvitit!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar kategoritë e punonjësve të administratës që do të përfitojnë nga shpërblimi i fundvitit. Në kategoritë që do të përfitojnë shpërblime janë pensionistët, veteranët, mësuesit dhe mjekët e dalluar, si dhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Mësohet se fondi i akorduar për këto shpërblime kap vlerën e 1.8 milion

Qeveria shqiptare ka përcaktuar kategoritë e punonjësve të administratës që do të përfitojnë nga shpërblimi i fundvitit.

Në kategoritë që do të përfitojnë shpërblime janë pensionistët, veteranët, mësuesit dhe mjekët e dalluar, si dhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Mësohet se fondi i akorduar për këto shpërblime kap vlerën e 1.8 milion dollarëve.

Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që ato familje që janë strehuar në ish-Ndërmarrjen Shtetërore në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, do të shpërngulen prej aty dhe do të kenë mundësi të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0 %.

Ndërkaq, familjet e përcaktuara duhet të paraqesin pranë Entit Kombëtar të Banesave certifikatë të gjendjes familjare, vërtetim negativ nga ZVRPP-ja se në emër të anëtarëve të familjes nuk figuron pronë e regjistruar. Ndër të tjera, Qeveria ka miratuar afatet dhe për skemën e shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar