UEFA zyrtarizon Ligën e Kombeve, starton në 2018

Eventi i ri në një kalendar të gjatë prej 10 muajsh që ngjasojnë më shumë me një kampionat kombëtar, me skuadra fituese por edhe ekipe që bien nga kategoria. Qeveria e futbollit evropian zyrtarizon formatin e ri “Uefa Liga e Kombeve”. Sfida në një kalendar të gjatë prej 10 muajsh që ngjasojnë më shumë me

Eventi i ri në një kalendar të gjatë prej 10 muajsh që ngjasojnë më shumë me një kampionat kombëtar, me skuadra fituese por edhe ekipe që bien nga kategoria.

Qeveria e futbollit evropian zyrtarizon formatin e ri “Uefa Liga e Kombeve”. Sfida në një kalendar të gjatë prej 10 muajsh që ngjasojnë më shumë me një kampionat kombëtar, me skuadra fituese por edhe ekipe që bien nga kategoria. Sipas ndryshimeve të vendosura nga Komiteti Ekzekutiv, formati do të jetë ky;

Nga muaji shtator deri në muajin Nëntor të vitit 2018 do të luhet Liga e Kombeve. Eleminatoret e “UEFA EURO 2020” do të luhen nga Marsi deri në Nëntorin e vitit 2019, ndërsa ndeshjet play off do të luhen në Marsin e vitit 2020.

Liga e Kombeve do të përbëhet nga 4 divizione ku çdo division do të ndahet në 4 grupe me 3-4 skuadra, kështu 54 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në divizionet A–B–C–D.

Liga A përfshin ekipet më të mira të kontinentit, ndërsa D-ja ekipet më të dobëta. A dhe B do të përbëhen nga 4 grupe me nga 3 ekipe, ndërsa divizioni C, 3 grupe me nga 3 kombëtare dhe 2 grupe me nga 4 skuadra.

Në fund vjen Liga D me 4 grupe dhe 4 skuadra në çdo grup.

Në edicionin e parë të kometicionit, pjesëmarrësit do të klasifikohen sipas koefiçentit, ndërsa4 fituesit e grupeve të divizionit A do të luajnë në finalen katërshe nga ku do të dalë edhe kampionia e LIgës së Kombeve në qershorin e 2019-ës. Skuadrat fituese të grupeve do të ngjiten një division më lartë, ndërsa humbëset do të zbresin një divizion më poshtë.

Renditja në Ligën e Kombeve do të caktojë edhe kompozimin e vazove për fazën eleminatore.

Përsa i përket eleminatoreve të Euro 2020 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 4 grupe me nga 6 ekipe dhe 6 grupe nga 5 ekipe ku 10 vendet e para dhe 10 të dytat do të presin biletën për në fazën finale të turneut. 4 ekpiet e mbetura do të kualifikohen nga play off që do të luhet në muajin Mars të vitit 2020.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u vendos gjithashtu që skuadrat e gadishullit të Krimesë të mos luajnë në kampionatin rus. Një format revolucionarizues i sponsorizuar fuqishëm nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini që që në praktikë eleminon të gjitha ndeshjet miqësore për kombëtaret europiane.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar