Vendimi i Komisionit të Apelit pranë UEFA-s për fatin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë me shumë gjasa do të merret pas 2-3 javësh. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç për portalin serb “Telegraf”. Ai ka theksuar se vendimi definitiv do të merret pas 2-3
Vendimi i Komisionit të Apelit pranë UEFA-s për fatin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë me shumë gjasa do të merret pas 2-3 javësh. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç për portalin serb “Telegraf”.
Ai ka theksuar se vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja e parasheh që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore. Sipas mediave serbe vendimi do të shpallet më 25 dhjetor.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshjen ta regjistronte 3-0 në tavolinë për Serbinë, të cilës njëkohësisht ia hoqi 3 pikë dhe e detyroi t’i zhvillojë dy ndeshje pa shikues.
Të dyja palët, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mbetur të pakënaqur me vendimin dhe janë ankuar. Madje, kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv nëse nuk ndryshon vendimi i parë i UEFA-s.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *