Komisioni i Apelit pranë UEFA-s pritet të vendosë sot për ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës serbe lidhur me fatin e ndeshjes së luajtur më 14 tetor në Beograd. Komisioni për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën i UEFA-s vendosi që ndeshja e ndërprerë pasi tifozët serbë sulmuan lojtarët e Shqipërisë në fushë t’i takojë
Komisioni i Apelit pranë UEFA-s pritet të vendosë sot për ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës serbe lidhur me fatin e ndeshjes së luajtur më 14 tetor në Beograd.
Komisioni për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën i UEFA-s vendosi që ndeshja e ndërprerë pasi tifozët serbë sulmuan lojtarët e Shqipërisë në fushë t’i takojë vendasve në tavolinë me rezultatin 3-0.
Gjithashtu Shqipëria u dënua me 100 mijë euro gjobë për mospranim të futjes në fushë, ndërsa Serbisë iu hoqën tri pikë nga ky cikël eliminator, u dënua që dy ndeshje t’i luajë pa shikues dhe po ashtu u gjobit me 100 mijë euro.
Me vendimin e 24 tetorit kanë mbetur të pakënaqura të dyja palët që kanë paraqitur ankesa dhe që do të shqyrtohen sot nga Komisioni i Apelit.
FSHF-ja më herët ka njoftuar se do të kërkojë ndryshimin e vendimit të parë dhe se do të përfaqësohet nga tri studio ligjore në mbledhjen e Komisionit të Apelit të UEFA-s.
Pritet që FSHF-ja të kërkojë regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar në të mirë të Shqipërisë. FSHF-ja ka thënë më herët se çështjen do ta çojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk mbetet e kënaqur nga vendimi i Komisionit të Apelit.
Drejtuesit e futbollit serbë kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet sërish, por kësaj radhe pa praninë e publikut.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *