Nishani: Emri i Guvernatorit të Ri, pas festave

  Në një intervistë për emisionin Tonight të Ilva Tare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është shprehur se pas festimeve të ditës së çlirimit do të dekretojë emrin e Guvernatorit të Ri të Bankës së Shqipërisë. Nishani u shpreh se javën e ardhshme do të përzgjedhë një nga shtatë kandidaturat që këshilltarët e tij kanë

 

Në një intervistë për emisionin Tonight të Ilva Tare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është shprehur se pas festimeve të ditës së çlirimit do të dekretojë emrin e Guvernatorit të Ri të Bankës së Shqipërisë. Nishani u shpreh se javën e ardhshme do të përzgjedhë një nga shtatë kandidaturat që këshilltarët e tij kanë sanksionuar nga lista me 42 emra.

Në fjalën e tij, Bujar Nishani theksoi se vendi i Opozitës është në kuvend, ndërsa shprehu edhe disa kritika në drejtim të maxhorancës.

Presidenti Nishani bëri me dije se muk do të firmosë shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa, duke e përcaktuar maxhorzncës si një ndërhyrje të pastër politike.

Pjesë nga intervista

(Flet për emrin e ri të  Guvernatorit) Bujar Nishani: Do të eci drejt vendimmarrjes përfundimtare për të shkuar drejt kandidatit më të mirë.

Ilva Tare: Kur do ta deklaroni emrin që do dekretoni për Guvernator?

Bujar Nishani: Kohës në dispozicion të këtij procesi po i vjen fundi dhe nuk mund të zgjasi më tej.

Ilva tare: Domethënë është çështje ditësh dhe orësh?

Bujar Nishani: Unë besoj që të realizojmë edhe festat që kemi përpara dhe menjëherë pas saj të mbyllim edhe çështjen e guvernatorit.
….

(Flet për opozitën) Bujar Nishani: Vendi i debatit dhe i opozitës është në parlament. Ne nuk jemi në atë fazë që të ndërhyjë një aktor tjetër i brendshëm për të lehtësuar komunikimin midis tyre.

….

(Flet për Reformen ne drejtësi e  Elvis Çefën) Bujar Nishani:Reforma në Drejtësi nuk është përgjegjësi ekskluzive e mazhorancës dhe nuk mundet të jetë e suksesshme si përgjegjësi ekskluzive e mazhorancës.

…..

 Ilva Tare: Në Këshillin e lartë të Drejtësisë janë shkarkuar dy anëtarë, përfshirë edhe nënkryetarin Çefa dhe janë emëruar dy të rinjë.

Bujar Nishani: Ajo ka qenë tërësisht një ndërhyrje e pastër politike, në kundërshtim të plotë me garancitë kushtetuese.

…..

(Flet për Bushatin) Bujar Nishani: Nuk ka asnjë refuzim për ta pritur. Ministri i Jashtëm ka ardhur vazhdimisht në zyrën e presidentit të Republikës. Por të thuash që i ka dërguar mesazh me telefon Presidentit për ta njoftuar për ngjarjen e rëndë, kjo nuk është serioze. Presidenti i Republikës nuk njoftohet me mesazh nga Ministri i Jashtëm për ngjarje të tilla, për çështje të tilla të kësaj rëndësie.

Nuk ka asnjë ngrirje. Ka një mungesë respekti institucional për të konsultuar me Presidentin e Republikës kandidaturat për ambasador.
……

(Flet për Arvizu) Bujar Nishani: Zoti Arvizu është një mik i mirë i imi. Është ambasadori dhe përfaqësuesi i mikut më të madh të shqiptarëve, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk do ti komentoj komentet e ambasadorit, absolutisht, sepse nuk ka asnjë rast të tillë në një vend normal, që Presidenti të komentojë qëndrimet e një ambasadori apo të një diplomati
……
(Flet për maxhorancen dhe figurën e Enver Hoxhes) Bujar Nishani: Unë nuk do desha që të bëjë gjykatësin e maxhorancës në aspektin politik, por më së shumti si qytetar i këtij vendi, edhe si politikan pse jo, do të kërkoja që maxhoranca së paku të deklaronte publikisht distancimin nga figura e dikatorit.

Shfaqja dhe vendosja e fotove të diktatorit, është përsëri një provokim i panevojshëm edhe në ato ambjente.

Ilva Tare: Në ambientet e bunkerit. Pse nuk kanë qenë ashtu të vendosura më përpara? Ju i keni parë këto bunkere më herët?

Bujar Nishani: Unë i kam parë në fillimin e viteve 1992 – 1993, kur sapo ishte përmbysur sistemi diktatorial. Pamja e sotme është shumë ndryshe nga çka qenë në atë kohë.
Është koha që Kuvendi i Shqipërisë, Parlamenti, të miratojë një ligj për të ndaluar shfaqjen e dikatorit në ambiente publike dhe të hapura.

Ilva Tare: Ju si President do të festoni 29 Nëntorin?
Bujar Nishani: Unë do të festoj të dyja festat që janë në ligjin shqiptar.

Reformat janë të domosdoshme dhe të padiskutueshme. Reformat duhet të jenë konkrete. Ligjshmëria dhe Shteti Ligjor është baza, fondamenti mbi të cilin ne do të konsolidojmë dhe do të ndërtojmë shtetin. Po aq e rëndësishme është dhe fytyra sociale dhe njerëzore e pjesës kuruese të pasojave që japin reformat.

Kreu i shtetit e quan provokim foton e Enver Hoxhes dhe i kërkonm maxhorancës të distanchet.

 

 

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar