Mediat kroate për Ramën: Nga basketbollist në armik të Serbisë

Mediat kroate i kanë bërë një përshkrim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ato shkruajnë se Rama njihet si shkrimtar, boem, me përkatësi fetare katolike dhe nga veprimet e fundit është cilësuar si armiku numër një i Serbisë. Mediat kroate shkruajnë se Rama në adoleshencë luante basketboll, ndërsa më pas ka shkruar për media të ndryshme të Tiranës nga Parisi, ku edhe jetonte. Përveç

Mediat kroate i kanë bërë një përshkrim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ato shkruajnë se Rama njihet si shkrimtar, boem, me përkatësi fetare katolike dhe nga veprimet e fundit është cilësuar si armiku numër një i Serbisë.

Mediat kroate shkruajnë se Rama në adoleshencë luante basketboll, ndërsa më pas ka shkruar për media të ndryshme të Tiranës nga Parisi, ku edhe jetonte.

Përveç sportit, babai e kishte orientuar Ramën drejt artit, drejt pikturës e më vonë ka qenë dhe pedagog në Akademinë e Arteve.

“Vecernji List” merret edhe me Ramën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ai e ka shndërruar atë nga nja kasaba të errët në një qytet evropian relativisht modern, të pastër, të gjelbër, duke ngjyrosur ndërtesat gri komuniste me ngjyra të gjalla dhe për këtë arsye ai më 2004 kishte marrë çmimin “Kryebashkiaku i botës”.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar