Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Tiranë,Florenc Hoxha, mbeti i plagosur me thikë mbrëmë rreth orës 22:00 në një lokal në Farkë. Plagosja ndodhi pas një debati që kreu i INUV-it pati me dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre e ka qëlluar dy herë me thikë, duke u larguar vendi i krimit me
Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Tiranë,Florenc Hoxha, mbeti i plagosur me thikë mbrëmë rreth orës 22:00 në një lokal në Farkë.
Plagosja ndodhi pas një debati që kreu i INUV-it pati me dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre e ka qëlluar dy herë me thikë, duke u larguar vendi i krimit me një automjet.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar autorin, ndërsa Florenc Hoxha është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes së funksionarit të Bashkisë Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se e kane identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Dyshimet kryesore mbi këtë plagosje lidhen me detyrat që ka mbajtur dhe mban z. Hoxha.
Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës e akuzoi kreun e INUV-it për shpërdorim detyre në katër raste. Sipas hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi.
Florenc Hoxha ka punuar më parë si oficer policie në sektorin e Krimit Ekonomik në disa rrethe dhe më pas në Tiranë gjatë vitit 2010 si shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë.
Pas zgjedhjeve të 8 majit 2011, kryebashkiaku Lulzim Basha e emëron kreun e Inspektoriatit Urbanistik të Tiranës, po nën varësi të Bashkisë.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *