Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se janë ende të disponueshme biletat për ndeshjen e radhës miqësore të Kombëtares shqiptare kundër Francës. Biletat për tifozerinë shqiptare janë të dy kategorive të ndryshme me çmimet respektive 15 euro dhe 65 euro. Këto janë çmimet e vendosura nga Federata Franceze dhe FSHF nuk do të shtojë asnjë kosto tjetër për tifozët shqiptare që do të
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se janë ende të disponueshme biletat për ndeshjen e radhës miqësore të Kombëtares shqiptare kundër Francës.
Biletat për tifozerinë shqiptare janë të dy kategorive të ndryshme me çmimet respektive 15 euro dhe 65 euro. Këto janë çmimet e vendosura nga Federata Franceze dhe FSHF nuk do të shtojë asnjë kosto tjetër për tifozët shqiptare që do të duan të marrin pjesë në këtë event.
“Këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë biletat vetëm pranë FSHF-së dhe në asnjë rast të mos paguajnë asnjë kosto ekstra për këto bileta, pasi çdo çmim tjetër do të ishte një abuzim dhe shkelje ligjore për të cilin FSHF nuk mban asnjë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Miqësorja Francë-Shqipëri luhet më 14 nëntor në Rennes.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *