Serbia do të marrë masa të rrepta sigurie gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të zhvillojë më 10 nëntor në Beograd. “Kurir” shkruan se masat do të jenë po aq të larta si në vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, apo zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Hillary Clinton.
Serbia do të marrë masa të rrepta sigurie gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të zhvillojë më 10 nëntor në Beograd.
“Kurir” shkruan se masat do të jenë po aq të larta si në vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, apo zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Hillary Clinton.
Për sigurinë e kreut të qeverisë shqiptare, sipas mediave serbe, do të angazhohen mijëra policë. Ende nuk është specifikuar nëse Rama do të ecë edhe në këmbë, çka mund të kërkojë masa shtesë sigurie. Sipas agjendës së palës shqiptare, kryeministri Rama do të kalojë natën në Beograd në Hotelin “Hyatt”, por agjenda dyditore e cila parashikon dhe vizitën në Preshevë, ende nuk është konfirmuar nga Beogradi zyrtar, edhe pse mbeten vetëm tre ditë nga vizita.
Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u tensionuan më tepër pas incidentit të fundit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, çka u bë shkak për shtyrjen e vizitës së Ramës, e cila ishte planifikuar për më 24 tetor.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Serbi pas 67 vjetësh.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *