Policia e Shtetit vijon me intensitet në të gjithë vendin operacionin në mbështetje të OSHEE për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Gjatë ditës së enjte në të gjithë vendin janë arrestuar 18 persona, të cilët
Policia e Shtetit vijon me intensitet në të gjithë vendin operacionin në mbështetje të OSHEE për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Gjatë ditës së enjte në të gjithë vendin janë arrestuar 18 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.
Janë ndaluar për shpërdorim detyre 4 elektricist në Lushnjë dhe në Fier, si dhe 1 faturist në Lezhë, punonjës të OSHEE.
Është mbështetur OSHEE në 1.531 raste gjatë ditës së djeshme, janë ndërprerë 793 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, ndërkohë nga të arrestuarit 11 prej tyre janë pronarë biznesesh.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *