Serbi–Shqipëri, faji i UEFA-s

Editorial Marko Garagini / Toscana News Të martën në mbrëmje pata mundësinë të ndjek direkt  dhe sidomos nga afër ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje në të cilën ka luajtur dhe një  Toskan, empolez, por i lindur në Shkodër, Elseid Hysaj. Që kjo nuk ishte një përballje e thjeshtë, mbi të gjitha për arsye

Editorial

Marko Garagini / Toscana News

Të martën në mbrëmje pata mundësinë të ndjek direkt  dhe sidomos nga afër ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje në të cilën ka luajtur dhe një  Toskan, empolez, por i lindur në Shkodër, Elseid Hysaj. Që kjo nuk ishte një përballje e thjeshtë, mbi të gjitha për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin ishte e dukshme për të gjithë veҫ jo për UEFA-n. Duhet thënë që UEFA ka  ndaluar  përballjen mes Spanjës dhe Gjibraltarit, por nuk e ka ndaluar përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Është vërtet e çuditshme  që UEFA nuk e ka marrë parasysh situatën, sidomos “plagët e Kosovës”, të cilat janë ende të hapura dhe shumë larg shërimit. Nuk  fsheh që kam mbetur i shtangur nga pretendimet e shtypit  se kaosi në ndeshje filloi pas shfaqjes së dronit me flamurin e “Shqipërisë Etnike”, flamuri i tokave “Autoktone” shqiptare të cilat nuk përfshijnë vetëm Shqipërinë dhe Kosovën, por dhe tokat Panshqiptare e nën administrimin   e Maqedonisë dhe të Greqisë. Të drejtosh  gishtin nga droni për gjithçka që ndodhi  të martën në mbrëmje është absolutisht e gabuar por mbi të gjitha disinformim  i publikut. Serbi–Shqipëri u shoqërua që nga shorti në fazën  e grupeve me një  fushatë të përqendruar në urrejtjen  raciale. Që në  momentin e arritjes në aeroportin e Beogradit stafit të FSHF-së i është dashur të bëjë llogaritë me prepotencën dhe presionin e vendasve. Hoteli ku qëndronte Kombëtarja Shqiptare së bashku me stafin ishte praktikisht nën rrethim, me qindra policë që mbanin vendin nën vëzhgim të rreptë. Dhe mund ta imagjinojmë sa e vështirë është të përgatisësh  një ndeshje në një atmosferë të tillë.

1

Në ditët para ndeshjes autoritetet serbe kishin paralajmëruar se në ndeshje mund të asistonin vetëm shqiptarët  rezidentë në Shqipëri, duke iu ndaluar ardhjen tifozëve nga Kosova, Maqedonia dhe miliona shqiptarëve të shpërndarë nëpër botë. Më vonë iu ndalua pjesëmarrja të gjithë shqiptarëve. Shumë pak shqiptarë me fat (rreth 200)  arritën  të hyjnë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.  Nën një diktat të dukshëm të autoriteteve serbe, asnjë flamur, asnjë stemë që lidhet me Shqipërinë, madje dhe arrestime të menjëhershme, ky qe bilanci i reagimit të sigurisë serbe ndaj palës shqiptare të pranishme në stadium. Diçka e padëgjuar për të cilën UEFA nuk mund të bëjë  sikur  nuk ka ndodhur. Të vetmit flamurë Shqiptarë të pranishëm në stadium ishin ata të sjellë nga tifozeria serbe me qëllimin e vetëm për tu djegur, pavarësisht se një veprim i tillë është rreptësisht i ndaluar nga UEFA dhe nga FIFA; flamujt shqiptarë të përdorur gjatë ceremonisë zyrtare të këndimit të himneve, flamuri i ekspozuar (më pas i fshehur) përkrah flamurit Serb dhe  atij të FIFA-s dhe UEFA-s, organe të cilat habitshëm janë duke iu përkushtuar një fushate antiracizëm, dhe një flamur i sjellë nga një gazetar shqiptar. Duke folur për kolegët shqiptarë, gjej rastin t’ju shpreh solidaritetin tim për të gjithë dhunën dhe agresionin që iu desh të kalonin në tribunë gjatë ndeshjes.

2

 

Që nga fishkëllima e parë, mbështetësit e skuadrës Serbe, të cilët dogjën dhe flamurin  NATO-s, organizatë në të cilën Shqipëria bën pjesë që nga viti 2009 dhe Serbia është ftuar të bëhet pjesë kur të jetë e  përshtatshme, kishin filluar të  digjnin dhe flamuj Kuq e Zi, dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk kanë munguar as koret me thirrjet: “Ubij, ubij Siptar”, të cilat përkthehen: “Vrisni shqiptarët derisa mos të mbetet asnjë”. Në momentin e Himneve, Himni Shqiptar u mbyt nga fishkëllimat e tifozerisë serbe, pavarësisht se lojtarët po mundoheshin ta këndonin me zë të lartë. Gjatë zhvillimit të ndeshjes në fushë ka  rënë gjithçka, nga shashkat,deri tek fishekzjarrët.


3Atyre që besojnë se politika hyri në ndeshje me “Dronin”dua t’u bëj me dije se gjatë ndeshjes janë inkuadruar që në fillim flamuj me shkrimet:  “Kosova është Serbi”   dhe rezulton se kanë qenë prezentë dhe flamuj me shkrime kundra Bosnjës dhe Kroacisë. Në një përballje sportive me atmosferë lufte duket se e vetmja gjë shqetësuese paska qenë “Droni” me një flamur i telekomanduar nga një djalë. Kjo ishte një përgjigje ndaj autoriteteve serbe të cilat kishin ndaluar hyrjen në stadium të  tifozëve  shqiptarë por mbi të gjitha të atyre kosovarë. Kjo ngjarje  nuk do të kishte ndodhur nëse autoritetet serbe do tu kishin lejuar shqiptarëve që ta ndiqnin skuadrën e tyre në Beogrd. Kam mbetur i shokuar nga deklarata e Platinis për të cilin “Droni” mund të kish qenë dhe bombë. Ndoshta Platini ka parë shumë filma aksioni kohët e fundit, por duhet thënë që deklarata e tij ishte totalisht jashtë ҫdo konteksti. Për më tepër ai duhet të marrë përgjegjësitë e veta për faktin se ka lejuar  të zhvillohet kjo ndeshje duke ditur situatën  e tensionuar mes dy vendeve.

4

Ajo ҫka më habiti më shumë  mënyra sesi  nuk u pa ajo që ndodhi para shfaqjes së “Dronit” në minutën e 41-të. Arbitri kishte ndalur ndeshjen për shkak të  përballjeve  mes policisë dhe tifozerisë serbe, e cila kërkonte të hynte në fushë dhe vazhdonte të hidhte pa pushim fishekzjarrë. Një lojë e zgjuar e regjisë serbe qe inkuadrimi i menjëhershëm i “Dronit”, duke bërë që dhe media ndërkombëtare  të humbte vëmendjen nga arsyet e vërteta të  trazirave.

5

Pezullimi i minutës së 41-t ishte i dyti  i provokuar nga tifozeria serbe, e njohur në botë për fytyrën  e saj  agresive  që me djegien e flamurit shqiptar në 2010 gjatë ndeshjes  mes Italisë dhe Serbisë ne Xhenova. Në minutën e 36-të ndeshja e pezulluar për shkak të një fishekzjarri i cili shpërtheu pranë Agollit, ndërkohë që objekte pa fund fluturonin drejt portës Ssqiptare. Pas rreth 40 sekondash nga pezullimi dhe ndërhyrja e spikerit të stadiumit, ndeshja rifilloi, por hedhja e objekteve vazhdonte me të njëjtin intensitet, aq shumë sa spikerit iu desh të ripërsëriste mesazhin  e dhënë vetëm disa sekonda më parë.

6

Më bëjnë për të qeshur  deklaratat e lojtarëve serbë (të sugjeruara nga  Federata Greke e Futbollit) për të cilët ndalimi i “Dronit” qe një mënyrë për të rifilluar ndeshjen. Nëse  vërtet  lojtarët serbë do të dëshironin të ndalnin “Dronin” vetëm për të bërë të mundur vazhdimin e ndeshjes, do të qe e udhës  që  “Droni” të ulej nga  një lojtar shqiptar ose të ftohej kapiteni Cana për  të marrë flamurin, por kurrsesi nuk qe e duhur mënyra sesi e ndali “Dronin” Mitroviç dhe sesi më pas ai filloi të zhubroste flamurin i cili qe vendosur në dron. Nuk kam parë ende  deklarata të cilat dënojnë ata që u hapën dyert banditëve drejt fushës së lojës duke i lejuar  që të gjuanin  me ҫfarë të mundnin futbollistët shqiptarë. Disa prej tyre i gjuajtën dhe me stola lojtarët e skuadrës shqiptare, të cilët u goditën dhe nga disa persona të ngarkuar për ruajtjen  sigurisë  në  momentin që po vraponin drejt tunelit. Asnjë dënim për  rojen që godet Canën, i cili ndërhyn në mbrojtje të Balajt,  duke shtrirë përtokë  një pseudotifoz serb i cili kishte goditur me një stol sulmuesin. Askush nuk e ve në dukje faktin që në një vend të qytetëruar  dikush si Ivan Bogdanov  nuk lejohet të vendosë këmbë në stadium deri në fund të jetës së tij.

7

Askush nuk i vuri re këto ndodhi. Të gjithë janë përqendruar në gjestin e thjeshtë të një djaloshi (jo të vëllait të kryeministrit shqiptar siҫ u tha në shtypin serb për të ushqyer tensionin). Ndoshta qe e rrezikshme mënyra e pazakontë me të cilën hyri në këtë ndeshje flamuri shqiptar i cili qe i ndaluar më parë nga autoritetet, por si ka mundësi që të gjithë britmat e serbëve të parapërgatitura mirë në ditët para ndeshjes  të kalojnë në plan të dytë, para një droni me një flamur të thjeshtë, dhe jo një bombe. Bombën e shpërtheu UEFA, e cila nëse do të ishte një organ serioz, duke u bazuar në atë ҫka ndodhi në Xhenova  dhe duke marrë parasysh egërsinë e tifozerisë serbe, duhet ta përjashtonte Serbinë për 5 vite nga pjesëmarrja në aktivitetet futbollistike. Koha e duhur për tu riorganizuar dhe për të marrë masa ndaj individëve të dhunshëm. Mes shumë  tifozëve të dhunshëm të pranishëm në stadium ishin të pranishëm dhe tifozë serbë të bezdisur jo nga droni por nga dhuna e cila shoqëroi ndeshjen që nga fillimi i saj.

Askush nuk i vuri re këto ndodhi. Të gjithë janë përqendruar në gjestin e thjeshtë të një djaloshi (jo të vëllait të kryeministrit shqiptar siҫ u tha në shtypin serb për të ushqyer tensionin). Ndoshta qe e rrezikshme mënyra e pazakontë me të cilën hyri në këtë ndeshje flamuri shqiptar i cili qe i ndaluar më parë nga autoritetet, por si ka mundësi që të gjithë britmat e serbëve të parapërgatitura mirë në ditët para ndeshjes  të kalojnë në plan të dytë, para një droni me një flamur të thjeshtë, dhe jo një bombe. Bombën e shpërtheu UEFA, e cila nëse do të ishte një organ serioz, duke u bazuar në atë ҫka ndodhi në Xhenova  dhe duke marrë parasysh egërsinë e tifozerisë serbe, duhet ta përjashtonte Serbinë për 5 vite nga pjesëmarrja në aktivitetet futbollistike. Koha e duhur për tu riorganizuar dhe për të marrë masa ndaj individëve të dhunshëm. Mes shumë  tifozëve të dhunshëm të pranishëm në stadium ishin të pranishëm dhe tifozë serbë të bezdisur jo nga droni por nga dhuna e cila shoqëroi ndeshjen që nga fillimi i saj.

Me sapo shoh dhe në  futboll po ndërhyn politika dhe Serbia ka  më shumë miq se Shqipëria. Mbi të gjitha “miq” të kombëtares serbe janë Danimarka dhe  Portugalia të cilat në  rast të një dështimi të mundshëm  të Kombëtares Shqiptare në tavolinë, do ti kursenin vetes përballjen me djemtë e De Biasit.  Jo  pa qëllim stafi Kuq e Zi u ka kërkuar të gjithë shqiptove të  ngrenë zërin në rrjetet  sociale nëpërmjet hashtagut #SerbiaAlbaniaTheTruth, ku  po grumbullohen të gjitha faktet e asaj që ndodhi të martën. Ndodhi për të cilat UEFA po heton edhe pse është fajtorja kryesore. Për UEFA-n lojtarët e Kombëtares shqiptare edhe pse kishin duruar dhunën dhe presionin e tifozerisë dhe policisë serbe  duhej të kishin vazhduar lojën. Ekziston rreziku që gjithçka të transformohet në farsë, duke u dënuar kombëtaret e të dyja vendeve. Një vendim ky i cili do ti hapte rrugën  e mirëseardhjes  dhunës në stadium  dhe do ti zëvendësonte sloganet anti-racizëm në slogane të forta propagandistike.

Fakte rreth ndeshjes

12’40” Lila është i shtrirë për tokë, pasi është goditur me top në fytyrë, ndërkohë që dëgjohet zhurma e shpërthimit të një shashke.

14’29” Lëshimi i fishekzjarrëve të para nga ana e tifozerisë serbe.

24’33 Shfaqet një flamur grek, dukshëm antishqiptar.

35’11”, Disa fishekzjarrë hidhen drejt lojtarit shqiptar Ansi Agolli, i cili pritej të gjuante një goditje këndi. Ndërkohë që disa objekte të hedhura nga lart duket se “përkëdhelin” futbollistin dhe asistentin e arbitrit kryesor. Atkinson ndërpret ndeshjen për disa ҫaste. Lazoviç e Kolarov shkojnë të qetësojnë  tifozerinë. Mbas 40 sekondash dhe ndërhyrjes së spikerit rifillon  loja.

40’45”, Lëshohet një shishe në drejtim të Balajt.

40’58”, Disa tifozë serbë përpiqen të hyjnë në fushë dhe me zor ndalohen nga forcat policore.

41’09” Lëshohet një fishekzjarr në fushë.

41’13”Shpërthen një tjetër fishekzjarr në fushën e lojës dhe arbitri Atkinson ndalon lojën.

41’16” Arbitri  Atkinson kërkon ndërhyrjen e zjarrfikësve.

41’57” Shfaqet  “Droni” për herë të parë, ndërkohë që  kishte disa minuta që tifozët serbë po hidhnin gjithçka në fushë. Duke vazhduar goditjen e lojtarëve shqiptarë më intensivisht gjatë shfaqjes së “Dronit”. Nëse gjithçka do te kishte filluar nga “Droni” si është e mundur që nuk u vu re që në momentin e parë nga regjia serbe? Apo thjesht “Droni” u shfaq pas fillimit të trazirave?

Pak para minutës së 45’ Atkinson i dërgon të gjithë në dhomat e zhveshjes ku lojtarët shqiptarë përsëri goditen nga tifozët serbë  dhe më pas kontrollohen nga policia ne dhomat e zhveshjes.

                                                                                                                                         Shqipëroi: Arjola HAJDINI

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar