Ndryshimi i Korçës!

Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, po financon tre projekte të mëdha infrastrukturore në qytetin e Korçës. Më konktetisht, po punohet për të ndryshuar pamjen e parkut “Rinia”, pazarit dhe sheshit para teatrit të qytetit. “Këto investime që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në rritjen e

Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, po financon tre projekte të mëdha infrastrukturore në qytetin e Korçës. Më konktetisht, po punohet për të ndryshuar pamjen e parkut “Rinia”, pazarit dhe sheshit para teatrit të qytetit. “Këto investime që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në rritjen e numrit të turistëve dhe zhvillimin ekonomik të qytetit, po e kthejnë Korçën në një nga qytetet më të bukura në Shqipëri”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

1. Rikonstruksioni i parkut “Rinia”

Projekti me vlerë 279,950,272 lekë konsiston në rimodelimin e parkut kryesor të qytetit dhe të zonave në funksion të tij, në shërbim të aktiviteteve social-kulturore. Aktualisht, janë kryer një pjesë e mirë e punimeve, që priten të përfundojnë në fund të vitit. “Rinia” është parku urban më i madh i qytetit, me një sipërfaqe afërsisht 9 ha. Gjendja aktuale e rrugëve të brendshme të parkut, shëtitores, shesheve është e degraduar duke krijuar vështirësi në lëvizjen e banorëve. Projekti parashikon prishjen e shtresave ekzistuese të rrugicave, shëtitores, shesheve dhe ndërtimin e shtresave me gurë karakteristikë; ndërtimin e një korsie për biçikleta, të korsisë së vrapimit, të shesheve me shtresë me gurë dhe vendosjen e trungjeve të drurit; ndërtim të këndit sportiv dhe vendosje të veglave gjimnastikore; të këndit të lojërave për fëmijë; rehabilitimin e rezervuarëve të ujit; punime për mbjellje drurësh dekorativë dhe bar; rikonstruksionin e tualeteve dhe shtesa në brendësi të parkut; rikonstruksionin e ndriçimit dhe vendosje stolash. Rimodelimi i shesheve urbane përgjatë parkut dhe përfshirja e një amfiteatri të hapur do të ndikojnë në rigjallërimin edhe të jetës artistike dhe tërheqjen e rreth 50.000 turistëve çdo vit .

2. Rikonstruksioni dhe rivitalizimi i Pazarit të Vjetër të Korçës

Projekti “Restaurimi dhe rivitalizimi i Pazarit të Vjetër si një zonë BID ”, për të cilin FZHR ka akorduar fondin prej 260,131,065 lekësh, konsiderohet i një rëndësie të veçantë për gjallërimin e jetës ekonomike të qytetit dhe rajonit, si dhe për zhvillimin e turizmit. Projekti konsiston në ndërhyrje restauruese për 33 blloqe dyqanesh, me sipërfaqe 7 000 m2 . Aty parashikohet kryerja e punimeve për restaurimin e fasadave, elementeve të drurit, elementeve metalike, punimeve përforcuese dhe strukturale, që konsistojnë në restaurimin e elementeve konstruktive të dyqaneve si dhe ato të ndërkateve. Duke konservuar vlera të tilla, rikonstruksioni i plotë i Pazarit do të sjellë prurje vizitorësh dhe turistësh vendas dhe të huaj në qytet.

3. Rikonstruksioni i sheshit të teatrit “Andon Z. Cajupi”

Kap vlerën e 241.914.630 lekëve. Sheshi para teatrit “A.Z. Çajupi” paraqet mjaft problematika, të cilat kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, për të patur një qytet me infrastrukturë moderne. Është sheshi urban që prezanton qytetin, me një sipërfaqe 9000 m2, i pozicionuar në pjesën qendrore të tij. Ka një shtrirje jo të rregullt dhe paraqet probleme si në qarkullimin e mjeteve ashtu dhe në atë të këmbësorëve. Projekti parashikon rikonstruksionin e fasadave dhe unifikimin e kateve përdhe të pallateve, duke i trajtuar me elemente bashkëkohore dhe përmirësues të gjendjes aktuale të tyre, rrugëve dhe hapësirave të gjelbra. Në katet e tjera të objekteve po ndërhyet kryesisht me lyerje, riparime në suva dhe rifinitura. Është parashikuar dhe vendosja e kornizave dekorative. Rikonstruksioni i sheshit do t”i shërbejë një komuniteti prej 85.000 banorësh. Nëpërmjet rikonstruksionit të tij qytetarët e Korçët do të kënë më shumë lehtësi në qarkullim si dhe më shumë ambjente argëtuese dhe çlodhëse.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar