Vizita e Ramës në Beograd, Blushi: T’i jepje dorën Vuçiçit do të lëndoje shumë shqiptarë

Deputeti i PS Ben Blushi, anëtar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm e ka cilësuar të papërshtatshme vizitën e e Kryeministrit Rama në Beograd dhe takimin me homologun e tij Vuçiç pas incidentit të shënuar në stadium dhe akuzave se pala shqiptare ishte ajo që provokoi situatën për të krijuar trazira. “Dua të them se në

Deputeti i PS Ben Blushi, anëtar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm e ka cilësuar të papërshtatshme vizitën e e Kryeministrit Rama në Beograd dhe takimin me homologun e tij Vuçiç pas incidentit të shënuar në stadium dhe akuzave se pala shqiptare ishte ajo që provokoi situatën për të krijuar trazira.

“Dua të them se në ditët e fundit qeveria shqiptare ka reaguar me gjakëftohtësi dhe do të vazhdonte kështu derisa kjo çështje të shuhet dhe të marrë përmasat që duhet të kishte. Si një incident sportiv, i cili mori përmasa politike fatkeqësisht. Sa i përket vizitës kjo gjë duhet të gjykohet nga Kryeministri, pasi ai ka gjithë informacionin e duhur. Sigurisht kanalet kanalet diplomatike janë duke funksionuar. Shtetet aleate të NATO-s apo Këshilli Europian apo kanë peshën e tyre në raportet Shqipëri-Serbi dhe me siguri do të thonë fjalën e tyre, por padyshim si të gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, kushdo prej nesh do të kishte shmangur dhënien e dorës ndaj Kryeministrit serb në ato kushte, apo me Iviça Daçiçin, i cili ka bërë deklarat e fundit ksenofobe, raciste dukr mos marrë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Beograd.” tha Blushi në një intervistë për Top Channel

Sipas Blushit shteti serb që lejoi hyrjen e tifozëve në fushë apo deklarat e autoriteteve serbe ishin fatkeqe. Ai u shpreh se nuk është futbolli për të nxjerrë inate apo mllefe nacinaliste.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar