Në konferencën e zhvilluar sot nga Departamenti Amerika I Shtetit është diskutuar edhe në lidhje me icidentit që ndodhi në Beograd. Zëdhënësja Jen Psaki është shprehur se mungesa e toleracës shkaktoi dhunën në stadium, e cila ishte shumë zhgënyese. Psaki u shpreh se Ambasada Amerikane nuk ka qenë e përfshirë në këtë aksident. Pjesë nga
Në konferencën e zhvilluar sot nga Departamenti Amerika I Shtetit është diskutuar edhe në lidhje me icidentit që ndodhi në Beograd. Zëdhënësja Jen Psaki është shprehur se mungesa e toleracës shkaktoi dhunën në stadium, e cila ishte shumë zhgënyese. Psaki u shpreh se Ambasada Amerikane nuk ka qenë e përfshirë në këtë aksident.
Pjesë nga konferenca e zëdhënëses e Departamentit të Shtetit Amerikan:
PYETJE: Serbia ka akuzuar Shqipërinë për atë që ajo e quan një provokim të qëllimshëm politik dhe e kanë fjalën për një banderolë shqiptare që fluturoi gjatë një ndeshje futbolli me Serbinë. Kjo çoi në përplasje gjatë lojës. Keni ndonjë reagim?
PSAKI:Është diçka shumë e pafat që kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga dhuna. Sportet kanë një potencial shumë të madh dhe të vërtetuar për të bashkuar njerëzit kudo, edhe përtej kufijve. Dhe kur dhuna dhe mungesa e tolerancës shkelin një potencial të tillë, është zhgënjyese për të gjithë – sportistët, spektatorët, tifozët, dhe vendet e tyre. Ambasada e SHBA, sigurisht, nuk pati asnjë rol në asgjë që mund të ketë ndodhur mbrëmë.
PYETJE: Minikopteri juaj po e fluturonte flamurin?
PSAKI:Nuk kishim asnjë përfshirje, Matt.
PYETJE: Vendet kanë zhvilluar luftra, ose të paktën një luftë, për një ndeshje futbolli më parë.
PSAKI:Sportet krijojnë shumë emocione.
PYETJE: A dini nëse ka pasur ndonjë – ka pasur ndonjë kontakt me shqiptarët apo serbët nga SHBA – nga zyrtarë të SHBA për këtë?
PSAKI:Me sa kam dijeni jo. Mund ta kontrollojmë nëse ka pasur.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *