Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri (anglezit Martin Atkinson) dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been. Vendimi për incidentet gjatë ndeshjes së 14 tetorit do të merret më 23 tetor dhe pritet të jetë shumë i rëndë. Sipas gazetës spanjolle
Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri (anglezit Martin Atkinson) dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.
Vendimi për incidentet gjatë ndeshjes së 14 tetorit do të merret më 23 tetor dhe pritet të jetë shumë i rëndë.
Sipas gazetës spanjolle sportive ‘AS’, ndëshkimet do të jenë për të dyja palët dhe madje gazeta madrilene shkruan se mund të merret në konsideratë edhe mundësia e përjashtimit nga faza kualifikuese e të dyja kombëtareve.
“AS” gjithashtu nuk harroi të shtonte se për herë të parë në 6 muajt e fundit, Joseph Blatter (presidenti i FIFA-s) dhe Michel Platini (presidenti i UEFA-s) bashkohen në të njejtin mendim për një çështje dhe kjo çështje duket të jetë “ndeshja Shqipëri-Serbi”.
“Ajo që ndodhi është e papranueshme, nuk ka asnjë justifikim”, tha Platini.
“E dënoj me forcë atë që ndodhi”, tha Blatter.
Shkrimi në gazetën spanjolle mbyllet me citimin e një burimi në UEFA: “Ndëshkimi do të jetë shembullor dhe do të vijë shumë shpejt.”
/Ilda Xhafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *