Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sot përballjen historike ndaj Serbisë në orën 20:45. Skuadra kuq e zi ka mbërritur ditën e djeshme në Beograd për të zhvilluar stërvitjet për parapërgatitje në këtë ndeshje. Futbollistët shqiptarë janë pritur me masa të rrepta sigurie, pasi policët serbë rrethuan qytetin e tyre. Zëdhënësi i departamentit të
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sot përballjen historike ndaj Serbisë në orën 20:45. Skuadra kuq e zi ka mbërritur ditën e djeshme në Beograd për të zhvilluar stërvitjet për parapërgatitje në këtë ndeshje. Futbollistët shqiptarë janë pritur me masa të rrepta sigurie, pasi policët serbë rrethuan qytetin e tyre.
Zëdhënësi i departamentit të policisë në Beograd, Nikolla Ppopovaç ka theksuar se në rrugët e Beogradit do të ketë forca të shumta sigurie. “Do të ushtrohet kontroll i rreptë i fansave dhe gjithçka do të filmohet. Gjithashtu do të përdoren kërkues metalesh, qenë antieksploziv”.
Pavarësisht vendimit që UEFA ka marrë për mosprezencën e tifozëve shqipatërë në Beograd, tifozë të flaktë të kombëtares duan të gjejnë me mijëra mënyra për të qenë në shakllët e stadiumit për të mbështetur kombëtare. Dje u përfol për grupin me tifozë nga Prishtina “Plisat” se do të udhëtojë drejt Beogradit pavarësisht një arrestimi të mundhsëm. Po ashtu mediat greke raportojnë se tre autobuzë me targa të Kosovës kanë mbërritur në Beograd.
Nga ana tjetër kreu i tifozëve shqipatër nga Prishtina, Albert Kastrati ka kaluar kufirin serb dhe këtë e ka bërë të ditur duke postuar një foto teksa kalon Preshevën me një mik të tij.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *