Krahasuar me vëndet e e tjera të BE pacientët në shqipëri paguajnë 2-fish a 5-fish më shumë për blerjen e medikamenteve. Pavarësisht se TVSH është hequr qytetarët shqiptarë nuk kanë mundur tu shpëtojnë çmimeve të kripura të medikamenteve. Siaps të dhënave për një vaksinë antigripë në vendet e tjera europiane shitet me vlerë 809 sipas
Krahasuar me vëndet e e tjera të BE pacientët në shqipëri paguajnë 2-fish a 5-fish më shumë për blerjen e medikamenteve. Pavarësisht se TVSH është hequr qytetarët shqiptarë nuk kanë mundur tu shpëtojnë çmimeve të kripura të medikamenteve.
Siaps të dhënave për një vaksinë antigripë në vendet e tjera europiane shitet me vlerë 809 sipas monedhës vendase, ndërkohë në Shqipëri ka një kosto prej 1204 lekë, pra është 1.5% më shumë. Për një aspirinë çmim është 290, ndëkohë në tregun vendas shitet me 517 lekë, pra është dyfish më e shtrenjëtë sesa vendet referente të Bashkimit Europian. Tjetër medicament që në vendet europiane shitet 13 lekë, në Shqiperi kushton 61.8 pra është 5-fishi më shumë.
Ministri i Shendetësisë e ka vënë gishtin tek grostitët pasi nuk i reflektojnë në medikamente zbritje që u bëjnë prodhuesit, por e fusin në treg një medikament me çmim të lartë dhe për 2014 distributorëve u mbeten në mënyrë të paqartë rreth 17 mln euro.
Bazuar në këto abuzime në treg, Ministri i Shëndetësisë në bazë të ligjit të ri autorizon agjensinë që në abuzme të tilla, të cilat nuk janë të verifikuara të bëjë pezullimin e autorizimit për tregëtim për një periudhë 2-vjeçare për barin që nuk i përgjigjet kërkesës për plotësimin e nevojave të listës së miratuar të barnave të shërbimit spitalor publik.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *