MSH: Nuk kemi rast të Ebolës, kemi marrë masa për trajtimin e saj

Zëvëndëministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj doli në një deklaratë për të qetësuar të gjithë shtetasit shqiptarë së nuk ka ndonjë rast të Ebolës në vend, ndërkohë që këshillon se duhet pasur kujdes në rast të evidentimit të shenjave. Në fjalën e tij Rrepaj u drejtohej të gjithë familjarëve të cilat janë kthyer nga vendet e

Zëvëndëministri i Shëndetësisë, Klodian Rrepaj doli në një deklaratë për të qetësuar të gjithë shtetasit shqiptarë së nuk ka ndonjë rast të Ebolës në vend, ndërkohë që këshillon se duhet pasur kujdes në rast të evidentimit të shenjave.

Në fjalën e tij Rrepaj u drejtohej të gjithë familjarëve të cilat janë kthyer nga vendet e prekura t’i drejtohen qëndrave shëndetësore në rast se kanë shenja si temperaturë të lartë apo të vjella.

“Për Ebolën pavarësisht se ka një fatalitet shumë të lartë, mund të shkojë deri në 90% fataliteti, është më e lehtë të parandalohet si infeksion sesa gripi. Pasi rrugët e transmetimit janë kryesisht përmes lëngjeve biologjike, nëpërmjet mukozës apo dëmtime të lëkurës. Pra është lehtësisht e parandalueshme me masa të thjeshta dhe ne këtë jemi duke bërë. Kemi vëmendjen të shtuar ndaj të gjithë procedurave që duhet të zbatohen.” tha në fjalën e tij Rrepaj.

Po ashtu ai shtoi më tej se QSUT ka marrë të gjithë masat e nevojshme për trajtimin e saj. Ndërkohë që në Maqedoni  është evidentuar rasti i parë, Ministria Shqiptare e Shëndetësisë shprehet se në pikat kufitare me të janë vendosur grupe e punës.  Sipas mediave në pikën më të madhe me Maqedoninë atë në Qafë Thanë janë vendosur vetëm veterinerë.

 

Simptomat e etheve hermorragjike dhe shenjat e Ebolës

Simptomat e para të etheve hemorragjike “Ebola”  nuk janë specifike dhe përfshijë temperaturë, dhimbje të fortë koke, dobësi, vjellje, diarre, dhimbje gastrike, ulje oreksi, dhimbje kyçesh e muskujsh. Me ecurinë e sëmundjes pacientët mund të zhvillojnë simptoma të tjera si njolla në lëkurë, shkuqje të syve, lemzë, dhimbje fyti, kollë komplusive të thatë, dhimbje gjoksi, hemorragji si Brenda dhe jashtë trupi (psh sipërfaqet mukozale, sytë, etj.) vështërësi në gëlltitje dhe frymarrje.

Gratë të me Ebola mund të abortojnë dhe të pësojnë hemoragji të ndjeshme vaginale. Simptomat mund të paraqiten rreth 2 deri në 21 ditë pas ekspozimit.

Ende është e paqartë pse disa njerëz mbijetojnë dhe disa të tjerë vdesin nga kjo sëmundje, por ato që vdesin kanë pasur një përgjigje të dobët immune ndaj virusit.

 

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar