PD: Rama dhe njerëzit e tij dhunojnë institucionet

Partia Demokratike, përmes deputetes Liljana Elmazi ka denoncuar manipulimin e votimit në Këshillin e Qarkut të Vlorës dhe dhunimin me forcë të zyrës së sekretarit në këtë këshill. Ajo u shpreh se Partia Demokratike denoncon përhapjen e frymës së dhunimit të institucioneve dhe të shkeljes së ligjit që ka sjelle Edi Rama. “Ishte pikërisht ditën

Partia Demokratike, përmes deputetes Liljana Elmazi ka denoncuar manipulimin e votimit në Këshillin e Qarkut të Vlorës dhe dhunimin me forcë të zyrës së sekretarit në këtë këshill. Ajo u shpreh se Partia Demokratike denoncon përhapjen e frymës së dhunimit të institucioneve dhe të shkeljes së ligjit që ka sjelle Edi Rama.

“Ishte pikërisht ditën që Edi Rama angazhohej para kamerave e përfaqësuesve ndërkombëtarë për drejtësinë, kur i zgjedhuri i tij në Krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës hapi me forcë, duke shqyer dyert, zyrën e Sekretarit të Këshillit të Qarkut. Pasi ndërmori një shkarkim të paligjshëm ndaj tij, me vota të pavlefshme, i besuari i Ramës në Këshillin e Qarkut, vendosi të mos presë apelimin që ka bërë Sekretari pranë prefekturës, për ligjshmërinë e procesit, por hyri me forcë në zyrën e tij. Dhunoi në fakt institucionin publik”- u shpreh Elmazi.
Më tej deputetja shtoi se dhunuesi i institucionit që është i besuari i Ramës, është akuzuar nga policia italiane për përfshirjen në rrembimin e një vajze të mitur. Sipas PD-së personi në fjalë është bërë i njohur nga mediat e vendit fshinj për sjelljet kriminale pasi citohet të ketë thënë se do ishte mirë ta vrisnin vajzën për të humbur gjurmët.

“Po si mund të respektojë ligjin dhe institucionet publike, një person i tillë? Eshtë e qartë se dhunuesi i zyrës publike, manipuluesi i votës në Këshillin e Qarkut, është Edi Rama, që caktoi në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, Sadrit Danajn. Edhe një herë, mjaft ta vendosni në google emrin e tij. Do të shihni se kush është i përzgjedhuri i Edi Ramës”- përfundoi deputetja e PD-së.

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar