Rritet çmimi i duhanit me 20 lek

Rritja e akcizës së cigareve nuk do të presë deri në miratimin e paketës fiskale, por do të hyjë në fuqi menjëherë. Kuvendi ka future dje në rend dite me procedurë të përshpejtuar  shtesë me 20 lek të çmimit të cigareve. Megjithse është një ligj me efekte financiare në nenin 13 të tij parashikohet hyrja

Rritja e akcizës së cigareve nuk do të presë deri në miratimin e paketës fiskale, por do të hyjë në fuqi menjëherë. Kuvendi ka future dje në rend dite me procedurë të përshpejtuar  shtesë me 20 lek të çmimit të cigareve. Megjithse është një ligj me efekte financiare në nenin 13 të tij parashikohet hyrja në fuqi menjëherë.

Zakonisht të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me  ndryshim taksash  dhe tatimesh  hyjne në fuqi me procedurë të përshpejtuar. Për t’i lejuar kompanitë të cilat preken  nga ndryshimet  të përgatiten për procedurat e reja.

Qeveria  me këtë ndryshim pritet ti shtojë buxheti të shtetit rreth 3.4 miliard lek nga akciza dhe 600 milionë lek nga TVSH-ja. Pra janë rreth 40 milion  dollarë  shtesë për  vitin 2015. Por vetëm për sivjet parashikohet  dhe rreth 6.6 milionë dollar shtesë për pas miratimit  që pritet të bëhet të enjten e ardhshme.

/Arjola Hajdini/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar