Senatori amerikan viziton Shqipërinë dhe Kosovën prej javës së ardhshme

Senatori Amerikan Chris Murphy javën e ardhshme do të udhëtojë drej Kosovës, Serbisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjatë këtyre vizitave në disa prej vendeve të Ballkanit, Murphy do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues komunitetesh për të diskutuar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me SHBA-në. Murphy është kryetar i Marrëdhënieve

Senatori Amerikan Chris Murphy javën e ardhshme do të udhëtojë drej Kosovës, Serbisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë këtyre vizitave në disa prej vendeve të Ballkanit, Murphy do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues komunitetesh për të diskutuar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me SHBA-në.

Murphy është kryetar i Marrëdhënieve të Jashtme të Nënkomitetit të Senatit për Çështje Evropiane. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Senatori do të diskutojë edhe rreth normalizimit të marrëdhenieve midis Serbisë dhe Kosovës, për rëndësinë e transparencës dhe sundimit të ligjit për rritjen ekonomike. Ai do të mbërrijë në rajon me datë 14 tetor.

/Ilda Xhafa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar