Në Oslo të Norvegjisë shpallet ditën e sotme fituesi për çmimin “Nobel për Paqe 2014”. Për fitoren e këtij çmimi janë nominuar personazheve si : Edward Snowden, Papa Françesku dhe vajza pakistaneze Malala Yousafzai. Të tre personazhet e nominuar dallohen për kontributet e tyre specifike në shoqëri. Përkatësisht Snowden ka ekspozuar mbikqyrjen masive amerikane në
Në Oslo të Norvegjisë shpallet ditën e sotme fituesi për çmimin “Nobel për Paqe 2014”. Për fitoren e këtij çmimi janë nominuar personazheve si : Edward Snowden, Papa Françesku dhe vajza pakistaneze Malala Yousafzai.
Të tre personazhet e nominuar dallohen për kontributet e tyre specifike në shoqëri. Përkatësisht Snowden ka ekspozuar mbikqyrjen masive amerikane në verën e vitit 2013. Papa Françesku është shpallur kampion për vizitat e tij të shpeshta ndaj të varfërve dhe të pastrehëve duke kërkuar zhvillimin për mbrojtjen e tyre. Yousafzai është e angazuar në fushata kundër shfrytëzimit të vajzave nga talibanët, e cila është goditur në kokë me armë zjarri nga grupi në vitin 2012.
Bazuar në testamentin e lënë nga Alfred Nobel, Çmimi për paqen duhet t’i jepet atij personazhi që “ka bërë maksimumin ose punën më të mirë të mundshme për vllazërinë përmes kombeve dhe për ruajtjen dhe promovimin e paqes”.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *